Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania dhe Turqia kundërshtojnë sanksionet amerikane ndaj Iranit

Gjermania dhe Turqia kundërshtojnë sanksionet amerikane ndaj Iranit

flags of Iran and USA painted on cracked wall

Sanksionet e ShBA-së ndaj Iranit kanë hasur kundërshtinë e Gjermanisë dhe të Turqisë, vetëm një ditë pasi hynë në fuqi. Ministri i Jashtëm i qeverisë së Berlinit tha të hënën (5 nentor) se po punon me aleatët evropianë për të garantuar vazhdimin e tregtisë së naftës me Teheranin. Kryediplomati  Heiko Maas u tha gazetarëve se fundosja e ekonomisë iraniane do të forcojë radikalët.

“Ne e konsiderojmë të gabuar këtë hap. E kemi thënë muajit e kaluar se Gjermania është dakord me Francën dhe Britaninë dhe po punojmë për një instrument të ri për të garantuar vazhdimin e tregtisë me Iranin. Ne jemi plotësisht të bindur se marrëveshja e vitit 2015 e ndalon Iranin të pasurojë uranium për qëllime ushtarake,” tha Mass.

Kundër sanksioneve amerikane ka dalë edhe Turqia. Presidenti Tayyip Erdogan tha të martën se vendi i tij nuk do t’u bindet sanksioneve mbi naftën dhe sektorin e lundrimit.

“Ne nuk mendojmë se sanksionet janë të drejta. Besojmë se këto sanksione synojnë të krijojnë “një botë të pabarabartë”. Ato dalin kundër ligjit ndërkombëtar dhe diplomacisë,” tha kreu turk.

Komentet e Erdogan-it erdhën një ditë pasi Uashingtoni rivendosi sanksionet ndaj Iranit. ShBA-ja ka lejuar përkohësisht disa vende të vazhdojnë blerjen e naftës bruto të Iranit.

/Ora News.tv/