Kosova po vazhdon të thellojë varësinë e saj nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel tejet të lartë.
Shteti ynë ka importuar mallra në vlerë rreth 7 miliardë euro gjatë vitit 2025, sipas Institutit GAP, referuar Doganës së Kosovës. Megjithatë vlera e mallrave të eksportuara ishte më pak se 1 miliard euro (929 milionë euro eksportet).
Derisa, gjatë vitit 2024, vlera e importit ishte 6.38 miliardë euro, në vitin 2023, ajo ishte ishtë më e ulët, 5 miliardë e 878 milionë euro.
Por kush janë top dhjetë shtetet partnere tregtare të Kosovës.
Shteti evropian, Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës. Nga ky shtet Kosova importoi mallra në vlerë 1 miliard euro, pasuar nga Turqia me 926 milionë euro. Shteti i tre nga importon Kosova mallra renditet Kina me 920 milionë euro, vijuar nga Italia me 368 milionë euro, Maqedonia Veriore me 350 milionë euro, Shqipëria në vendin e gjashtë me 286 milionë, Greqia 279 milionë euro, Polonia me 273 milionë, Serbia e nënta me 234 milionë euro dhe e dhjeta India me 185 milionë euro, sipas Institutit GAP.
Në vitin 2024, Turqia ishte në vendin e parë për nga importoi Kosova mallra, e Gjermania në vendin e dytë.







