Gjermania konfirmon largimin e Joachim Low pas Evropianit 2020

Trajneri Joachim Low, do largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë pasi të përfundojë Evropiani 2020.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kombëtarja gjermane përmes një komunikate zyrtare në Twitter, shkruan lajmi.net.“Joachim Low do largohet nga detyra si kryetrajner pas Euro 2020”, shkruhej në komunikatë.

Ndërkohë, Low me Kombëtaren e Gjermanisë ka arritur suksese të shumta, derisa ajo më e larta ishte trofeu i Kupës së Botës në vitin 2014.