Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania ofron favore shtesë për punëtorët

Gjermania ofron favore shtesë për punëtorët

Kompanitë gjermane janë kaq në nevojë për staf profesional sa që po ofrojnë benefite shtesë për punëtorët. Aty përfshihen pushime më të gjata, orë të punës më të shkurtra, dhe ndërrime pune fleksibile.
Kjo vie edhe pse punonjësit në Gjermani tashmë punojnë më pak orë se në të gjitha vendet në botën e zhvilluar.
Vitin e kaluar, operatori hekurudhor shtetëror, Deutsche Bahn, një nga punëdhënësit më të mëdhenj të vendit, u ofroi punëtorëve një zgjedhje midis gjashtë ditëve pushim shtesë vjetor, një ngritje pagash prej 2.6 përqind ose ulje një orë në javën e punës.
Nga rreth 137,000 punonjës të zgjedhur, 58 për qind vendosën të shtonin më shumë pushime, nga 28 në 30 ditë, 40 për qind votuan për rritjen e pagave dhe vetëm 2 për qind ulën orët e tyre javore në 38, nga 39 sa ishin gjithsej.
Gjermanët punojnë më pak orë se shumica, vetëm 1,363 orë në vit për punëtorë në 2016, nga 1,452 në vitin 2000, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). /MESAZHI/