Gjiganti francez i automjeteve “Renault” akuzohet për mashtrim të emetimeve

Një gjykatë e Parisit ka paditur Renault Group për “mashtrim” në rastin e modifikimit të matjeve të emetimeve të ndotësve të modeleve të vjetra të automjeteve me naftë, njoftoi gjiganti francez i automjeteve të martën, duke hedhur poshtë akuzën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për media, grupi mohoi akuzën për instalimin e modeleve të automjeteve me “softuer mashtrues për pajisjet e kontrollit të ndotjes”, thanë media franceze.

Gjykata gjithashtu urdhëroi Renault-in të paguajë depozitë prej 20 milionë euro, përfshirë 18 milionë euro për pagimin e mundshëm të dëmeve dhe gjobave dhe të sigurojë garanci bankare prej 60 milionë euro në para si kompensim.

Në janar 2017, gjykata e Parisit hapi një hetim gjyqësor për mashtrimin e dyshuar të Renault-it në të cilën përfshihen automjete me naftë pas një raporti nga Drejtoria e Përgjithshme e Konkurrencës, Konsumit dhe Kontrollit të Mashtrimit që tregoi një nivel të lartë të emetimit të oksideve të azotit (NOx) duke shkelur standardet e Euro 5 dhe Euro 6. Për të zvogëluar shkallën e emetimeve të ndotësve NOx, ajo instaloi kurthe NOx në motorë për të bllokuar oksidet e azotit dhe për t’i trajtuar ato kimikisht si dhe për t’i nxjerrë ato si gaze “neutrale”.

Pajisja zbuloi fazat e miratimit të emisioneve ndotëse dhe i shtrembëroi ato.

Drejtori i inxhinierisë në Renault, Gilles Le Borgne tha se “aktakuza përmend një pajisje që bën të mundur zbulimin e fazave të caktuara të testeve të homologimit”.

“Kufijtë e funksionimit në përdorimin e klientit zbulohen vetëm nga siguria ose kufizimet fiziko-kimike. Këto kufizime u përfshinë në modelimin e motorëve më shumë se 15 vjet më parë. Çdo kritikë ndaj këtyre pajisjeve do të ishte anakronike”, citohet të ketë thënë ai në një raport nga gazeta “Le Monde”.

Në të njëjtin raport, avokati i Shoqatës Kombëtare të Konsumatorëve dhe Përdoruesve (CLCV), Charles Constantin-Vallet tha se “Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJDE) ka specifikuar se të gjitha pajisjet që modifikojnë cilësimet e riciklimit të gazit të shkarkimit gjatë fazës së testimit janë të paligjshme dhe në kundërshtim me standardet mjedisore”.

Vitin e kaluar, GJED paditi Volkswagen-in për përdorimin e softuerit të dyshuar për mashtrim të kontrolleve anti-ndotje.

Përveç Renault-it, gjykata e Parisit po kryen gjithashtu tri hetime të ndara gjyqësore për mashtrime të ngjashme me ndotjen nga Volkswagen, Peugeot-Citroen dhe Fiat Chrysler. /aa