Gjilani transferon ish-lojtarin e Bursaspor dhe Fenerbahces

Gjilani ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit Fatlind Azizi.

Ekipi gjilanas e ka prioritet fitimin e kampionatit dhe Kupës së Kosovës, andaj përforcimet kanë qenë të mëdha edhe në këtë afat kalimtar.

Kësaj radhe ata kanë bërë një blerje të bujshme, duke transferuar 19-vjeçarin – i cili ishte pjesë e Bursaspor dhe Fenerbahce në ekipin e të rinjve.

Njoftimi pa ndërhyrje i Gjilanit:

ZYRTARE: Azizi i bashkohet SC Gjilanit

SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19 vjeçar duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion.

Azizi, i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës vjen me një përvojë nga kampionati turk, me ç’rast për dy vite ishte pjesë e të rinjëve të Bursaspor dhe Fenerbahçes.

Përvoja e tij në kampionatin e të rinjëve në Turqi pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin.

Fatlindit i urojmë shumë fat dhe suksese me ngjyrat ‘kuqebardh’ këtë edicion.