Dhjetëra gjyqtarë në Tunizi protestuan të enjten kundër planit të presidentit për të shkrirë Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Grupi i gjyqtarëve, i mbledhur jashtë gjykatës së kryeqytetit, mbante parulla të ndryshme dhe mbështetej nga qytetarë të shumtë.
Për shkak të pritjes së reformës gjyqësore me kritika, Ministri i Drejtësisë së vendit u përpoq të qetësonte situatën, duke deklaruar se presidenti do ta ndryshojë strukturën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por nuk do ta shkrijë si institucion. /euronews







