Gjysh, po ti, ke dhëmbë?

Grandfather and grandson picking apples from the tree

Një fëmijë e pyeti gjyshin: Gjysh, po ti, ke dhëmbë?
Gjyshi buzëqeshi dhe pasi mori frymë thellë tha: O bir! Kjo jetë, pavarësisht se shumë e shkurtër, më ka mësuar shumë gjëra.
Dhëmbët janë si miqtë që të rrethojnë, do ti kesh gjithmonë, herë të ndihmojnë e herë të lëndojnë.
Ty të del detyrë ti lash gjithmonë, të kujdesesh për to çdo ditë që të të gjenden kur të lypsen.
Kur ndonjë të shkakton dhimbje, dije se është prishur. E kush të don e të gjendet, është i bardhë siç ka zemrën.
Dhëmbi i humbur është si miku i humbur, të dhemb në zemër njëfarë kohe, pastaj fillon e mësohesh dhe e harron.. megjithatë, boshllëku që lë pas nuk harrohet.
Siç e sheh dhe vetë, unë i kam humbur të gjithë dhëmbët o bir. Po ti, përse pyete?
Djali: Sepse doja të sigurohem që te ma ruash mollën derisa të kthehem!

Perktheu: Elmaz Fida