Gmail ‘pushtohet’ nga spami

Gmail është një prej postave elektronike më të mira në filtrimin e spamit dhe mesazheve keqdashëse, por një numër përdoruesish raportuan ditën e sotme se “Inbox-et” e tyre janë mbushur me reklama dërguar nga vetë llogaritë e tyre.

Përdorues të shumtë u ankuan në forumet e Google duke raportuar se mesazhet janë dërguar nga llogaritë e tyre, pavarësisht se ishin të siguruara me verifikimin me dy faktorë.

Hakerët kishin ndërtuar e-mail-et që duken në atë mënyrë sikur ishin dërguar prej vetë përdoruesve duke përdorur kompaninë Kanadeze të telekomunikacionit quajtur Telus për të anashkaluar filtrat e spamit.

Duke qenë se mesazhet dukeshin sikur kanë ardhur nga vetë përdoruesi, Gmail i vendosi ato në dosjen e dërgesave.

Një zëdhënës i kompanisë tha se kishin të bënin me një fushatë spami i cili ka prekur një numër të vogël përdoruesish.

Telus tha se mesazhet nuk vinin nga serverët e saj./tesheshi.com/