Google adreson dy probleme të mëdha sigurie në telefonët Pixel

Në përditësimin e radhës të Pixel Google listoi dy probleme sigurie si CVE-2024-29745 dhe CVE-2024-28748.

Google ka adresuar dy probleme të mëdha sigurie në telefonët e saj Pixel të cilat mund të përdoreshin për të aksesuar telefonët pa një PIN.

Në përditësimin e radhës të Pixel Google listoi dy probleme sigurie si CVE-2024-29745 dhe CVE-2024-28748.

Kompania nuk kishte reaguar publikisht pas raportimit të tyre deri në momentin e rregullimit.

Google i etiketon këto probleme sigurie me rrezikshmëri të lartë dhe rekomandon të gjithë përdoruesit të përditësojnë sa më parë telefonët e tyre.

Sipas kompanisë ka tregues që sinjalizojnë përdorimin e tyre në sulme. Problemet e sigurisë u zbuluan nga zhvilluesit e GrapheneOS, një sistem operativ mobile open-source i përqendruar drejt sigurisë dhe privatësisë bazuar në Android.

Për të përditësuar duhet të shkoni në Settings > Security and Privacy dhe më pas të klikoni për Check for Updates nën seksionin System & Updates.