Google Chrome vjen në makinat me Android Auto

Përdoruesit e makinave elektrike së shpejti do të mund të ndajnë informacion në kohë reale të baterisë me Google Maps përmes Android Auto duke ju dhënë atyre një ide sesa kapacitet baterie do të ngelet në momentin që arrijnë tek destinacioni.

Në CES 2024 Google prezantoi disa funksionalitete të reja për njerëzit të cilët përdorin Android Auto për të shfaqur telefonin e tyre në monitorët e makinës.

Përdoruesit e makinave elektrike së shpejti do të mund të ndajnë informacion në kohë reale të baterisë me Google Maps përmes Android Auto duke ju dhënë atyre një ide sesa kapacitet baterie do të ngelet në momentin që arrijnë tek destinacioni.

Funksionaliteti është i disponueshëm për makinat me Google të integruar, por tashmë do të ofrohet edhe për përdoruesit e Android duke filluar me makinat Ford Mustang Mach-E dhe F-150 Lightning.

Makina të tjera elektrike do të përfitojnë nga ky funksionalitet në të ardhmen. Njerëzit të cilët kanë makina me aplikacionet Google të integruar, njohur si “Google Built-in” do të mund të dërgojnë itineraret nga smartfoni i tyre drejt në makinë.

Ky funksionalitet vlen jo vetëm për Android por edhe iPhone. Shfletuesi Chrome gjithashtu po vjen në disa makina me Android Automotive duke filluar nga Volvo dhe Polestar. CEO i Polestar Thomas Ingenlath tha se kompania ka pritur gjatë që shfletuesi Chrome të vinte në makinat e saj.