Google lançon Veo AI 3.1

Veo 3.1 është i ndërtuar mbi veçoritë e reja të Google prezantuar me lançimin e Veo 3 në Google I/O 2025.

Google ka lëshuar një përditësim në modelin AI të gjenerimit të videoeve Veo AI i cili duhet të bëjë punë më të mirë në konvertimin e imazheve në video. Veo 3.1 është i disponueshëm për tu provuar nga dita e sotme përmes Gemini API dhe gjithashtu fuqizon editorin e videoeve Flow.

Veo 3.1 është i ndërtuar mbi veçoritë e reja të Google prezantuar me lançimin e Veo 3 në Google I/O 2025. Modeli i ri e ka më të lehtë krijimin e videoeve sipas imazheve që ngarkoni së bashku me sqarimin e ofruar nga ju.

Veo 3.1 gjithashtu bën të mundur konvertimi e imazheve në video dhe gjeneron audio në të njëjtën kohë, një aftësi që Veo 3 nuk e kishte. Në Flow, Veo 3.1 ju jep përdoruesv më shumë kontroll mbi videot që gjenerojnë.

Me “Frame to Video” Flow ju jep mundësi përdoruesve të ngarkojnë kornizën e parë dhe të fundit dhe më pas gjeneron video në mes tyre. Adobe Firefly, që fuqizohet nga Veo 3 ka një veçori të ngjashme por Flow do të mund të krijojë edhe audio në të njëjtën kohë.

Por videot e gjeneruara nga Veo 3.1 kanë një cilësi jo stabile dhe varion shumë në bazë të kërkesës dhe subjektit. Madje i mungon pak realizmi që Sora 2 i OpenAI ka.