Google Play Movie & TV mbyllet më 17 Janar 2024

Me mbylljen e Play Movies & TV përmbajtjet që kanë blerë përdoruesit do ë shpërndahen në aplikacione të ndryshme në varësi të platformës Google që përdorni.

Google Play Movies & TV ishte planifikuar të mbyllej me 5 Tetor 2023 ndërsa tashmë kemi një datë tjetër nga Google.

Në faqen e re të mbështetjes Google ka vendosur datën 17 Janar 2024 për mbylljen e shërbimit. Sipas raportimeve kompania ka mbyllur shërbimin më 5 Tetor vetëm në SHBA ndërsa data e dytë mendohet se është për përdoruesit në mbarë botën.

Google thotë se në Janar Google Play Movies & TV nuk do të jenë më të disponueshëm në pajisjet Android TV apo uebsajtin Google Play. Ky do të jetë brendi i fundit Google Play Movies.

Telefonët dhe tabletët tashmë janë zhvendosur drejt aplikacionit Google TV (nuk duhet ngatërruar me Google TV OS) dhe Play Store nuk shet më përmbajtje media që prej 2022.

Me mbylljen e Play Movies & TV përmbajtjet që kanë blerë përdoruesit do ë shpërndahen në aplikacione të ndryshme në varësi të platformës Google që përdorni.

Në televizorët Android përmbajtjet do të shfaqen nën tabin “Shop” ndërsa në ueb do të shfaqen në YouTube.com.