Google premton 7 vite përditësime për telefonët Pixel 8

Konkurrentët e Samsung, OnePlus dhe Xiaomi ende premtojnë 4 gjenerata Android dhe 5 vite përditësime sigurie.

Google do të ofrojë shtatë vite përditësime të plota softueri për telefonët Pixel 8 bëri të ditur kompania në evenimentin Made by Google.

Kjo lëvizje e vë kompaninë përpara konkurrencës dhe mund të bëhet shkak për konsumatorët të blejnë telefonët e rinj.

Më përpara politika e përditësimeve të Google shtrihej përgjatë 5 viteve. Dy vitet shtesë do të shpëtojnë përdoruesit nga blerja e një telefoni të ri. Për politikën 5 vjeçare të përditësimeve, Google ofronte 3 versione madhor Android.

Konkurrentët e Samsung, OnePlus dhe Xiaomi ende premtojnë 4 gjenerata Android dhe 5 vite përditësime sigurie.

Google nga ana tjetër ka lirinë të ofrojë mbështetje më të gjatë duke qenë se përdor procesorët e saj Tensor në telefonët Pixel 8 duke i dhënë më shumë kontroll mbi harduerin.

Në teori do të thotë se Google ka për të ofruar përditësime të Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro për të paktën deri në 2029 kur debuton Android 20 ose 2030-ën kur debuton Android 21.