“Google Rus” blihet nga shteti Rus për 5.21 miliardë dollarë

Një prej lojtarëve më të mëdhenj teknologjisë të Rusisë do të kalojë e gjitha në pronësi Ruse ku në mesin e tyre është edhe një fond i gjiganti Rus të naftës Lukoil.

Yandex ka nënshkruar një marrëveshje për të shitur atë që është konsideruar si “Google Rus” tek një grup Rus investitorësh për 5.21 miliardë dollarë.

Një prej lojtarëve më të mëdhenj teknologjisë të Rusisë do të kalojë e gjitha në pronësi Ruse ku në mesin e tyre është edhe një fond i gjiganti Rus të naftës Lukoil.

Konsideruar dikur si një prej kompanive të pakta Ruse të cilat kanë potencialin për tu shndërruar në një biznes global, Yandex ka zhvilluar shërbime online siç është kërkimi dhe reklamimi.

Bashkëthemeluesi i Yandex, Arkady Volozh, i cili u largua nga Rusia në Izrael në 2014-ën, kishte kritikuar ashpër luftën e Rusisë në Ukrainë duke bërë Kremlini të shtynte përpara me “shtetëzimin” e Yandex.

Kremlini përshëndeti marrëveshjen. Marrëveshja e vlerësonte kompaninë në 10.2 miliardë dollarë, shumë larg vlerës prej 30 miliardë dollarë që kishte në fund të 2021.

Shitja u bë në 50 përqind të vlerës së kompanisë. Shumica e strukturës së pronësisë së Yandex ishte “free-float” ku në mesin e tyre ishin shumë fonde Perëndimore.