Granit Xhaka do të bëhet më i mirë te Arsenali me ardhjen e Steven N’Zonzit

Steven N’Zonzi raportohet se së shpejti do t’i bashkohet skuadrës londineze të Arsenalit.

Mesfushori i Sevillas, francezi pritet të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit te Gunners.

Mediat britanike shkruajnë se kjo do të përforcojë edhe më tej mesfushën e të besuarve të Arsene Wengerit.

Mesfushori shqiptar deri më tani ka luajtur 48 ndeshje dhe ka shënuar dy gola për Arsenalin

Me ardhjen e 29-vjeçarit do të jetë i dobishëm edhe për shqiptarin Granit Xhaka, i cili nuk po mund të nxjerrë në pah potencialet që i shfaqte te Borussia Moenchengladbachut.

Xhaka thuhet se kohët e fundit po luan rolin e shkatërruesit gjersa ka talent për krijues të aksioneve të Topçinjve.

Kjo do të bëjë që trajneri francez të ndryshoj formacionin nga 3-5-2-1 në 4-2-3-1, ku N’Zoni do të merr rolin e shkatërruesit ndërsa Xhaka të krijuesit.

Ndryshe, futbollisti në të kaluarën ka luajtur edhe për dy skuadra të tjera angleze, Blackburn Rovers dhe Stoke City