Gratë dhe Ramazani

Gra, a e keni parë sa rrallë herë apo hiç herë ka ndodhur që gjellërat e juaja të jenë me pak ose me shumë kripë, ndonëse ishit agjërueshëm dhe nuk e shijonit se si i ka hallet gjella, sallata, ose ose..
E dini pse? Sepse keni përvojë të madhe në ushqime të ndryshme dhe më me sy e tahmin i dini gjërat. Urime 😊
E keni parë sa e fortë që ishit përballë gjumit?
Të gjithë flinin ndërsa ti dhe unë me gjith zemër kishim dëshirë ta përgatisnim syfyrin me gjëra që i kënaq familjarët tanë?
Bile me thënë të drejtën as iftarin se shijon sikur tjerët por i vështron me bebza syri se a thua u pëlqeu dhe a doli ashtu siç ia dhe mundin?
Bile bile, në vend që ata thonë “sa e shijshme” ose “flm” e ” të lumshin duart” ti për ta rehatu shpirtin e ndërgjegjen i pyet se ske durim, hë a qenka e mirë?! 🙂
Mos flasim kur kemi mysafir për iftare, sado që qëndroje në këmbë të dukeshte se diçka mungon, por pas gjith kësaj lodhje e sakrifice pa dyshim se ne kishim një synim, e ai është Xheneti, aty ku ska lodhje, e mundim aty ka vetëm shpërblim!
O Allah, dhuroja çdo gruaje besimtare Xhennetin 🌹

Emine Bajrami