Gratë të veshura si La Katrina kanë marshuar përgjatë qendrës së kryeqytetit të Meksikës të hënën për të protestuar kundër vrasjeve të pazbardhura të grave në vend.
Me brohoritjet “Të gjallë u morën, të gjalla na i ktheni”, ato demonstruan kundër feminicidit, term ligjor që përdoret në Meksikë kur gratë vriten për shkak të gjinisë.
I ashtuquajturi “Procesioni Katrina” është mbajtur çdo vit prej 2016-s.
Sipas të dhënave, dhjetë gra vriten çdo ditë në Meksikë, duke e kthyer në njërin prej vendeve më të rrezikshme në botë për gratë dhe vajzat. /koha


