Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të pres sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell.
Nga Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar për Indeksonline se takimi Grenell-Kurti zhvillohet në ora 10:30, në zyret e VV-së.
Gjatë mbrëmjes së kaluar Grenell pati një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi ku u theksua edhe njëherë roli që ka ShBA lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe të zhvillimit të Kosovës në përgjithësi.
Grenell sot do të takojë edhe të parin e LDK-së, Isa Mustafa duke filluar nga ora 11:30.