Greqia e pranon puçistin e Turqisë

  • Greqia e ka pranuar kërkesën për azil të një puçisti tur, me pretendimin se “Nuk do të ketë një gjykim të drejtë nëse do të ekstradohet në Turqi”.

Ndër të tjera në lajm theksohet se ushtari i liruar është zv.piloti i helikopterit që puçistët kanë përdorur gjatë arratisjes nga Turqia.

Ndërkohë që pritet të njoftohet vendimi edhe në lidhje me 7 ushtarët e tjerë të cilët kanë aplikuar në komisionin e nivelit të tretë pas refuzimit të kërkesave të tyre për azil të kryera në komisionet e niveleve më të ulëta më parë.

Sipas mediave greke Qeveria e Greqisë për anulimin e këtij vendimi të Komisionit të Azilit, po përgatitet të aplikojë në Gjykatën e Apelit Administrativ të Athinës.

Puçistët kërkuan azil në Greqi pas arratisjes me një helikopter ushtarak pas përpjekjes së grushtit të FETO-s më 15 korrik të vitit 2016. Ndërkohë edhe Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos) në janar, kishte refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tyre. Komisioni vazhdon të vlerësojë kërkesat e azilit për ushtarët e tjerë.

Autoritetet greke kanë vendosur të mbajnë të ndaluarit në paraburgim deri në përfundimin e procedurave rreth kërkesave të tyre për azil.