Gruaja që duket si Donald Trump bëhet hit në Spanjë

Njëri është lideri i një prej shteteve më të fuqishme në botë, ndërsa tjetra është një fermere e thjeshtë që jeton në La Coruna, në Spanjë.

Ajo që kanë të përbashkët nuk ka të bëje as me arritjet e as me bindet e tyre, por në fakt është ngjashmëria e madhe mes tyre që është bërë lajm nëpër media.

Gruaja e quajtur Dolores Leis Antelo është bërë “hiti në internet” për shkak të ngjashmërisë së madhe me presidentin amerikan Donald Trump.

Ka mjaftuar një foto në internet e postuar nga bijat e zonjes Dolores, dhe kaq u desht! Ngjashmëria e madhe është vërejtur edhe nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë të bëjnë fotografi me të. /MESAZHI/