Gruas mos i pengo nëse nuk mund ta ndihmosh

Foto ilustrim

Derisa ne si gra e dimë se sa energji shpirtërore e fizike na duhet për ti dalë në qosh një dite, atëherë do ishte shumë mirë që kur të takohemi me njëra tjetrën të i japim pak pozitivitet.
Gratë me fëmijë të vegjël në veçanti, e secila ka ngarkesat e saja mbi supe me çfarëdo pune që merret.. sa bukur do ishte që ta ndihmojmë njëra tjetrën me fjalë motivuese, sepse me punë ndoshta nuk mundemi.
Përpiqu që asnjë gruaje mos ti bëhesh barrë qoftë dhe me një gjysme fjale jo të mirë, e cila do ta plogështonte e do ta rrëzonte për tokë vullnetin e sajë.
Ta ulësh dhe ta rrëzosh dikë, nuk don të thotë ta shtyesh e të bie në bunar, ta rrëzosh don të thotë: ta injorosh, ta lavdërosh veten duke e ngritur tej mase gjë që bën ajo të ndihet më e vogël se ti.
Ta rrëzosh don të thotë, kur ajo mungon ti në publik para gjithve flet për një të metë të sajë dhe me momentin që ajo kupton se ti e ke nënçmuar ajo bie dhe vështirë e ka të ngritet.
MOS! Mos e bëj këtë me gruan sepse asaj i duhet shumë fuqi, vullnet, dashuri, harmoni për fëmijët, familjen, kuzhinën, mysafirin, detyrat e shtëpisë e të ngjashme.
Ta ndihmojmë njëra tjetrën duke e përkrahë në cilëndo formë që mundemi, pa dyshim se Zoti i Madhëruar do na shpërblejë për qëllimet tona fisnike!

Emine Bajrami