Ballina Lajmet Kosovë Gurët e mëdhenj bien në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtohet një veturë

Gurët e mëdhenj bien në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtohet një veturë

Rruga Pejë–Kuqishtë vazhdon të paraqesë rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, për shkak të rënieve të shpeshta të gurëve nga shpatet përreth.

Gjatë ditës së sotme, një masë e madhe shkëmbore është shkëputur nga mali dhe ka përfunduar në rrugë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në një automjet që po qarkullonte në atë segment.

Tëvë1 ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata rreth këtij incidenti, por të njëjtit nuk kanë kthyer akoma përgjigje.