Guterres: Hezbollah t’u japë fund aktiviteteve ushtarake

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Hezbollahut që t’u japë fund aktiviteteve ushtarake në Liban dhe Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guterres në raportin e prezantuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, te i cili ka arritur Agjencia e lajmeve Associated Press, ka kritikuar lëvizjen me armë të rënda dhe partinë politike Hezbollah, duke i bërë thirrje këtij grupi që t’i japë fund aktiviteteve ushtarake brenda dhe jashtë shtetit.

Ai tha se Hezbollahu ka shkelur marrëveshjen Taif, e cila i ka dhënë fund luftës së brendshme në Liban si dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili jep urdhër për çarmatimin e të gjithë milicëve libanezë. Guterres tha se edhe angazhimi i këtij grupi në luftën e brendshme të Sirisë shkel politikat e paanshmërisë së Libanit për çështjet rajonale.

Kreu i OKB-së i bën thirrje qeverisë së Libanit dhe forcave të armatosura që “të marrin të gjitha masat e duhura për ndalimin e furnizimit me armë dhe formimit të forcave paramilitare të Hezbollahut dhe të gjitha grupeve të armatosura”.

“Në një shtet demokratik, fakti që një parti politike ka fuqinë që ta çojë vendin në luftë ndërsa në anën tjetër të vazhdojë edhe forcat militare të cilat nuk janë të detyrueshme që të japin llogari ndaj institucioneve demokratike dhe administrative, vazhdon të mbetet një anormalitet themelor”, ka thënë Guterres.