Haaland në dyshim ndaj Arsenalit

Erlind Haaland mund t’i mungojë Manchester Cityt në ndeshjen kundër Arsenalit të mërkurën. Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, nuk ka folur shumë për gjendjen fizike të sulmuesit norvegjez.

Ai në konferencë për media ka thënë se nuk e di nëse Haaland do të jetë gati për ndeshjen kundër Arsenalit.

Ndeshja Arsenal – Manchester City luhet të mërkurën në kuadër të Premier Leagues së Anglisë.

Është ndeshje e mbetur e xhiros së 12-të. Arsenali pas 21 ndeshjeve është lider me 51 pikë, ndërsa City në vendin e dytë me 48 pikë. Arsenali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.