Hakerët e Bitfinex që vodhën miliarda dollarë pranojnë fajësinë

Çifti hapi biznese në SHBA për ti bërë lëvizjet e tyre bankare të duken të ligjshme. Morgan kishte një llogari në TikTok ku jepte këshilla për themelimin e një biznesi “multi-milionë dollarësh” me “zero financim të jashtëm.”

Ilya Lichtenstein dhe Heather Morgan, çifti që u arrestua vitin e kaluar për hakimin masiv miliarda dollarësh të Bitfinex në 2016-ën, pranuan fajësinë në gjykatë.

Lichtenstein pranoi se ka përdorur disa mjete dhe teknika të avancuara hakimi për të fituar akses në rrjetin e bursës së kriptomonedhave. Më pas ai kishte autorizuar 2 mijë transaksione për zhvendosjen e 119,754 bitcoinëve në portofolë ai i kontrollonte.

Për të mbuluar gjurmët e tij, ai fshiu kredencialet e aksesit, regjistrat dhe informacione të tjera dixhitale që mund të zbulonin identitetin e tij. Morgan, bashkëshortja e tij, e ndihmoi të zhvendoste dhe pastronte paratë e vjedhura.

Departamenti i Drejtësisë konfiskoi 95 mijë bitcoin të vjedhur në momentin e arrestimit të tij. Asokohe kishin vlerën e 3.6 miliardë dollarëve dhe ishte konfiskimi më i madh financiar në historinë e agjencisë. Autoritetet arritën të gjurmonin më shumë para të vjedhura duke rikuperuar edhe 475 milionë dollarë të tjera.

Sipas DOJ, Lichtenstein dhe Morgan përdorën identitete të rreme për të krijuar llogari online në tregjet në rrjetin e zi dhe bursa kriptomonedhash. Më pas tërhoqën paratë dhe shpërndarën bitcoinët e vjedhura duke i konvertuar në forma të tjera kriptomonedhash.

Çifti hapi biznese në SHBA për ti bërë lëvizjet e tyre bankare të duken të ligjshme. Morgan kishte një llogari në TikTok ku jepte këshilla për themelimin e një biznesi “multi-milionë dollarësh” me “zero financim të jashtëm.”

Lichtenstein përballet me 20 vite burg ndërsa Morgan me 5 vite.