Hakerët Rusë dhe Koreano-Verior kanë përdorur ChatGPT për sulme kibernetike

Grupi famëkeq Rus Forest Blizzard, i njohur si Fancy Bear ose APT 12, ishte një prej aktorëve me lidhje shtetërore që ka përdorur platformën e OpenAI.

Microsoft dhe OpenAI thanë se disa grupe hakerësh shtetëror po përdorin AI gjeneruese të këtij të fundit për të sofistikuar sulmet e tyre kibernetike.

Dy kompanitë sugjerojnë se një hulumtim i ri detajon për herë të parë sesi hakerët e lidhur me qeveritë e huaja po përdorin inteligjencën artificiale.

Grupet në fjalë kanë lidhje me Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin. Sipas kompanive, aktorë shtetëror po përdorin GAI për të gjetur gabimet në kod, për të zhvilluar teknike të inxhinierisë sociale, krijuar e-mail-e phishing dhe përkthyer tekst.

OpenAI tha se kishte bllokuar qasjen e këtyre grupeve në sistemet e saj GAI pas zbulimit.

Grupi famëkeq Rus Forest Blizzard, i njohur si Fancy Bear ose APT 12, ishte një prej aktorëve me lidhje shtetërore që ka përdorur platformën e OpenAI.

Hakerët kanë shfrytëzuar mjetet e OpenAI për të kërkuar rreth protokolleve të komunikimit satelitor dhe teknologjisë së radarëve, gjithashtu edhe për krijimin e skripteve.

Si pjesë e përpjekjeve të saj të sigurisë kibernetike, Microsoft tha se ka gjurmuar mbi 300 grupe hakimi, përfshirë 160 aktorë shtetërorë. Këto informacione i ndau me OpenAI për ta ndihmuar të identifikojë hakerët dhe bllokuar llogaritë e tyre.