Ballina Lajmet Kosovë Hamza refuzon përsëri ofertën e Kurtit

Hamza refuzon përsëri ofertën e Kurtit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas ofertës së re të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se çështjet për të cilat po diskutohet nuk duhet të shndërrohen në pazare në minutat e fundit.

“Kjo që po shohim e dëgjojmë nuk është aspak serioze për vendin, për temat për të cilat po bisedojmë. Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazare në minutat e fundit”, tha Hamza në një konferencë për media pas ofertës së re të Kurtit.