Hapen aplikimet për biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Edhe zyrtarisht, janë hapur aplikimet për t’u pajisur me biletë për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Në një njoftim zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se me të vizituar ueb-faqën ebileta.al, duhet të zgjidhni eventin e krijuar për ndeshjen.

Tutje duhet të zgjidhet sektori që dëshironi për biletat, dhe më pas numri i tyre.

Maksimumi i biletave që mund të marrë një aplikues është katër. Pasi t’i konfirmoni të dhënat, duhet të vendosni emrat në bileta dhe të konfirmoni aplikimin në opsionin “Booking confirm”.

Nëse akoma nuk keni llogari në uebin ebileta.al, pa një të tillë nuk mund të bleni biletat.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë zhvillohet më 7 qershor, me fillim nga ora 20:45.