Haradinaj e konfirmon: Seanca për Demarkacionin, të martën në 14:00

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se seanca për Demarkacionin do të mbahet të martën e javës së ardhshme në orën 14:00

Por ai nuk e ka qartësuar nëse kanë arritur ose jo t’i sigurojnë votat.

“Të martën në ora 14:00 do të shkojmë në seancë për Demarkacionin”.

“Edhe për mua nuk ka qenë një proces i lehtë dhe nuk është një proces i lehtë, por nuk mundem me vazhduar me pa popullin tim të bllokuar e izoluar siç po ndodh deri tani”.

“Por duhet pasur parasysh që kemi ruajtur tërësinë territoriale me mundësinë e korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës”.

“Seanca është të martën në orën 14:00 dhe do ta shohim bashkë”.