Haradinaj i kundërpërgjigjet Bërnabiqit për taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe, Ana Bërnabiq për taksën doganore.

Gjatë ditës së sotme kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se dialogu me Kosovën nuk do të vazhdojë pa heqjen e taksës doganore prej 100 për qind për mallrat serbe, shkruan lajmi.net.Pas këtyre deklaratave ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se derisa Serbia vazhdon të veprojë kundër Kosovës, taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe nuk do të shfuqizohet.Tutje kreu i ekzekutivit kosovare theksoi se, Bërnabiq pa fije turpi i kishte bërë thirrje Shqipërisë që ta rishqyrtoj njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sa i përket taksës është e drejtë e jona dhe e mbrojmë sigurinë tonë. Kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq vazhdon me letra për qeveri të ndryshme dhe nuk i ka ardhë marrë të ia dërgojë një letër edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta kërkuar tërheqjen e njohjes”, ka thënë Haradinaj.“Pra përderisa Serbia ka këtë lloj qasje, atëherë kuptohet shumë mirë se për çfarë kemi vepruar ne”, ka thënë Haradinaj.