Haradinaj i përgjigjet Listës Serbe: Taksa prej 10 % mund të rritet

Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me komisionin për Legjislacion komentoi në lidhje me pretendimet e Listës Serbe për posedimin e votave për rrëzimin e Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se para së te ketë zgjedhje të reja primare të bëhet është liberalizimi i vizave.

Madje kryeministri tha se taksa prej 10% mund edhe të rritet.

Menjëherë pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, Lista Serbe e cila është në koalicionin qeveritar, ka thënë se do të mbështesë çdo përpjekje për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.