Haradinaj ndërhyri për t’i qetësuar, konflikti ishte mes vëllezërve Rizaj

Ramush Haradinaj, Kosovo's new Prime Minister and leader of the Alliance for the Future of Kosovo, speaks during the parliamentary session in Pristina, Kosovo, September 9, 2017. REUTERS/Laura Hasani

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte i përfshirë si pjesëmarrës në konfliktin para shtatores së Beg Rizajt në Deçan.

Klan Kosova ka marrë vesh se ai kishte ndërhyrë për të shmangur një konflikt mes vëllezërve Rizaj para se të zbulohej shtatorja.

Nga burime të sigurta Klani merr vesh se vëllai i Begut, Aliu u ka thënë dy vëllezërve të tjerë se ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë zbulimin e shtatores, meqë sipas tij ata nuk kanë luftuar, për dallim nga ai dhe Begu.

Duke e parë se situata po shkonte drejt tensionimit ka ndërhyrë kryeministri Ramush Haradinaj duke u munduar që të mos e lë të eskalojë më shumë.

Këto janë detajet që ka arritur të sigurojë Klan Kosova dhe që shkojnë kundër rrjedhës së raportimeve që e përfshinin Haradinajn si akter në përplasje.