Haradinaj: Se kam në plan të jap dorëheqje

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, ka folur për media lidhur me arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq.

Haradinaj po ashtu ka komentuar edhe vendimin e Listës Serbe për të dalë nga ekzekutivi, ku tha se veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje.

“Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare, veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serbë, as ministrave, as zyrtarëve. Është një procedurë standard, për çka është i pakuptueshëm vendimi i marrë nga ta. Dorëheqje se kam plan me dhanë”, tha Haradinaj.

Arrestimin e Gjuriqit, kryeministri e sheh si procedurë standarde që do të zbatohej ndaj çdo kujt.