Haradinaj sot shpalos detajet nga takimi në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit, të mbajtur të premten në Bruksel, sot do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë konferenca do të mbahet nga ora 14:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Të premten Haradinaj ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel, ku është diskutuar për përmbushjen e kritereve të dala nga kjo marrëveshje dhe agjendën evropiane.