Haradinaj tregon pse u arrestuan gylenistët e “Mehmet Akifit”

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për arrestimin e sotëm të pesë shtetasve të Turqisë.

Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me këto arrestime.

“Arsyeja e ndalimit është mënyra e qëndrimit e padefinuar. Arsyeja e ndalimit është mungesa e respektimit të procedurave për qëndrim në Kosovë. Do të interesohem më tutje për ketë temë”, tha Haradinaj

Të arrestuarit janë drejtori i institucioneve “Gulistan”, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Yusuf Karabina, drejtori Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan.

Ndërsa e vërteta qëndron në faktin që presidenti Erdogan disa herë kishte kërkuar nga institucionet kosovare që të arrestojnë personat që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO e cila ishte përgjegjësja kryesore për tentim grusht-shtetin më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi./Mesazhi.com/