Haradinaj: Unë pare kam edhe për dy tri pushime, po kohë s’po kam

Kryeministri ka folur edhe për pushimet dimërore të përfolura në medie që kanë qenë luksoze në Zvicër. Ai tha pushimin dimëror në Zvicër e ka paguar me para të veta dhe i kanë kushtuar vetëm 7 mijë euro.

“Pushimi, t’iu them të drejtën unë pare kam për pushim edhe për nja dy a tre, veç kohë s’po kam. Unë kam qenë veç tri netë në pushim, shtatë mijë euro më ka kushtuar, prej parave të mija është paguar, por nuk po dua me hy në debat me këto mediat. Unë jam prej atyre që nuk përshtatna shumë, shkelin shumë mina. Pra, ia prishi planet shumë kujt, e di që ma kthejnë në mënyrë të ndryshme, sepse i kanë instrumentet e veta me më goditë”, ka pohuar ai ne mbledhjen e sotme te qeverise.