Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për nevojën urgjente që Kosova të kthehet në stabilitet politik.
Ai ka thënë se në kohën aktuale, diskutimi dhe konstuktiviteti politik është thelbësor për gjetur rrugë përpara.
“Sot kam biseduar me Presidentin Osmani rreth nevojës urgjente për kthimin e Kosovës në stabilitet politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë së shtuar politike, diskutimi i respektueshëm dhe konstruktiv politik është thelbësor për të gjetur një rrugë përpara”, ka shkruar ai në Facebook pas takimit me Osmanin.








