Të gjitha çmimet e mbrëmjes së madhe të Topit të Arte
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë për sezonin 2025/2026. Ndërsa Alexia Putellas, lojtare e Barcelonës dhe ekipit kombëtar spanjoll, u shpall futbollistja më e mirë në botë.

Njohja prestigjioze u dha në një ceremoni në teatrin London Palladium, ku u mblodhën shumë emra të famshëm nga bota e futbollit dhe argëtimit.
Dhjetë kandidatë garuan për çmimin e këtij viti, duke shpresuar të merrnin në shtëpi çmimin për futbollistin më të mirë në botë. Ndër emrat që tërhoqën vëmendje të veçantë ishin Harry Kane dhe Kylian
Interesante është se ceremonia u vonua sepse Yamal nuk mbërriti në kohë për shkak të bllokimit të trafikut.

Midis dhjetë finalistëve ishin dhe Lionel Messi, Erling Haaland, Ousmane Dembélé, Rodri, Khvicha Kvaratskhelia, Michael Olise dhe Fabián Ruiz.

Së pari, u dha çmimi për talentin më të mirë të ri. Trofeu Kopa u fitua nga Lamine Yamal..
Trajneri më i mirë në botë u shpall Luis De La Fuente.
Unai Simon, portieri i Athletic Bilbaos dhe Spanjës, u shpall si portieri më i mirë në botë.
Çmimi vjetor i futbollit, i cili jepet për punën më të mirë humanitare dhe angazhimin shoqëror, iu dha Bukaya Saka-s, lojtar i Arsenalit dhe kombëtares angleze.
PSG u shpall ekipi më i mirë i vitit, një çmim që u morr nga Ousmane Dembele, fituesi i Topit të Artë vitin e kaluar.
Harry Kane dhe Charlyn Corral u shpallën dhe si sulmuesit më të mirë në botë.
Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte prezantimi i Topit të Artë, ku çmimi iu dorëzua fituesit të ri nga legjenda braziliane e futbollit Ronaldo Nazário.
Midis të ftuarve të famshëm që morën pjesë në ceremoni ishin sulmuesi legjendar anglez Alan Shearer dhe yjet e muzikës Burna Boy dhe French Montana. Ceremonia u drejtua nga Kate Scott dhe Thierry Henry.
Ceremonia e 70-të e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë të këtij viti u mbajt nën një interes të madh nga publiku i futbollit. Çmimi jepet bazuar në rezultatet individuale dhe ekipore të arritura nga futbollistët në sezonin 2025/2026. /tesheshi.com/


