Hasan Ruhani fiton zgjedhjet presidenciale në Iran

TEHERAN (AA) – Sipas të dhënave paraprake jozyrtare, Hasan Ruhani, ka fituar zgjedhjet e 12-ta presidenciale në Iran, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bordit Zgjedhor të Iranit, Ali Asgar Ahmedi, i cili ka folur në një sallë konferencash në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin e vendit, Tehran, ka njoftuar se kandidati reformist dhe i konservatorëve të moderuar Hasan Ruhani nga 38.914.470 vota të vlefshme ka marrë 22.796.468 vota.

Ndër të tjera Ahmdei ka theksuar se kandidati i konservatorëve Ibrahim Reisi ka marrë 15.452.194 vota, kandidati Mustafa Mir Selim ka marrë 455.211 si dhe kandidati Mustafa Hashimiteba 210.597 vota.

Gjithashtu Ahmedi ka shtuar se rezultatet përfundimtare do të shpallen sot në orën 14.00, me orën lokale.

Sipas këtyre rezultateve Ruhani ka marrë afërsisht 58.5 për qind të votave, ndërsa Reisi i dyti me 39.7 për qind të votave.