Haxhiu: Vetëvendosje nuk e ka refuzuar kërkesën për mandatar të ri, Thaçi po e shkel Kushtetutën

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Thaçi është duke bërë shkelje kushtetuese me thirrjen e partive të tjera për t’u konsultuar për të formuar Qeverinë e re.

Ajo ka theksuar se VV-ja, nuk e ka refuzuar kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për të emëruar mandatar të ri për kryeministër.

“Në asnjë rast nuk e kemi propozuar as kërkesën as propozimin e mandatarit. Sot kam pranuar një letër nga ju jashtë kompetencave si president. Kushtetuta nuk parasheh një komepetencë  të tillë të presidentit për të shfrytëzuar  mandatarin. Kushtetuta parasheh caktimin e mandatarin pas propozimit nga partia e cila ka fituar shumicën”.

Haxhiu ka i ka thënë Thaçit se bazuar në rolin e tij si president, ai nuk ka të drejtë për të konstatuar se kemi refuzuar këtë kërkesë.

“Nuk e keni në mandat e kompetencë që të caktoni se si e çfarë do të jetë Qeveria dhe ju ende nuk na jeni përgjigjur që në bazë të çfarë pike po veproni. Ju përmendët Qeveri me legjitimitet të plotë. S’mund të ketë qeveri me legjitimitet të plotë qytetar pa shkuar në zgjedhje”.

“Më 6 tetor qytetarët kanë vendosur dhe ju nuk mund ta anashkaloni partinë e parë. Ju bëj ftesë që të respektoni kushtetutën dhe të kryeni vetëm detyrat e juaja si president”, ka thënë Haxhiu.