Hebrenjtë lejohen të kryejnë rite fetare me zë të lartë në Kompleksin Al-Aksa

Gjykata izraelite vendosi që kolonët hebrenj duhet të lejohen të luten me zë të lartë dhe të kryejnë disa rituale gjatë bastisjeve të tyre në oborrin e Kompleksit Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Avokatët e tre kolonëve të mitur, të cilët u arrestuan me arsyetimin se kryen disa rituale fetare me zë të lartë gjatë bastisjes së kryer nga kolonët hebrenj në Al-Aksa javën e kaluar, paraqitën një apel.

Në vendimin e saj për kërkesën në fjalë, Gjykata e Magjistraturës e Izraelit vendosi se falja e namazit me zë të lartë dhe përkulja deri në tokë në Mesxhid al-Aksa nuk mund të konsiderohet krim apo shkelje e paqes civile.

Gjykata deklaroi se veprimet e tre kolonëve gjatë bastisjes së tyre në Kompleksin Al-Aksa nuk përfshinin ndonjë sjellje që mund të shkaktonte çrregullime dhe trazira.

Bëhet e ditur se si rezultat i vendimit të gjithë izraelitët u lejuan të hyjnë në Al-Aksa dhe të kryejnë ritet e tyre fetare.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze dënoi vendimin e gjykatës izraelite.

“Vendimi i gjykatës izraelite është një goditje për status quo-në. Ndryshimi i këtij statusi plotësisht është një deklaratë e qartë e luftës fetare që mund të prekë këtë zonë konflikti dhe të gjithë rajonin”, bëhet e ditur në deklaratë.

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Kompleksi Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Jerusalemit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Sipas status quo-së, kolonët fanatikë hebrenj nuk duhet të lejohen të adhurojnë në Al-Aksa. Megjithatë, kolonët fanatikë hebrenj bastisin shpesh kompleksin nën mbrojtjen e policisë izraelite. /trt