Hezbollahu deklaroi se shënjestrimi i fuqisë ushtarake të Sirisë dhe pushtimi i një pjese të madhe të territorit të saj nga Izraeli është “hap i rrezikshëm”, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Hezbollahut dënohen sulmet e Izraelit në Siri dhe pushtimi i territorit të saj.
“Përgjegjësia për përfundimin e sulmeve në Siri dhe mbrojtjen e popullit sirian i takon botës islame dhe arabe, komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.
Më tej theksohet se Izraeli filloi të sulmojë vendet e rajonit për shkak se agresionit izraelit nuk iu rezistua funksionalisht dhe nuk u bë asgjë për fitoren e popullit palestinez dhe të drejtat e tij ligjore dhe se nuk duhet të mbetet spektator i këtyre sulmeve brutale kundër Sirisë dhe popullit të saj.
Hezbollahu bën thirrje që të ndërmerren të gjitha hapat për të penguar Izraelin të arrijë qëllimet e tij.




