Hidhet nga kati i tretë i shtëpisë e mitura

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur, e gjinisë femërore, është hedhur dje në mesditë nga kati i tretë i një shtëpie në Kaçanik, në rrethana të panjohura dhe ka marrë lëndime trupore.

Ajo është hedhur nga një shtëpi e pabanuar, siç ka njoftuar Policia.

“Viktima është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.”, njofton Policia.