Honda tërheq mbi 85.000 automjete në Indonezi

Kompania japoneze e automjeteve Honda njoftoi se do të tërheqë nga tregu 85.025 automjete në Indonezi për shkak të një defekti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Jakarta Post”, në modelet e Honda-s; Brio, Mobilio, Jazz, BR-V, HR-V, CR-V, City, Civic dhe Accord janë identifikuar defekte në pompën e karburantit.

Automjetet që do të përfshihen janë të prodhuara në vitet 2017-2019 ndërsa ndërrimi i pjesëve do të bëhet pa pagesë.

Honda në vitin 2017 në Indonezi tërhoqi 172.874 automjete për shkak të defektit në airbag.