Dhuna e përshkallëzuar nga kolonët e ndyrë me mbështetjen e etërve të tyre ideologjikë
Një xhami në qytetin palestinez Tell, pranë Nablusit, u bë objektiv i një sulmi të rëndë me zjarrvënie gjatë natës duke u gdhirë e hëna.
Banorët vendas raportuan se sulmuesit, të dyshuar si kolonë ekstremistë izraelitë, i vunë flakën hyrjes së xhamisë “Abu Bakr al-Siddiq”. Zjarri shpërtheu në zonën e portës dhe dëmtoi fasadën e jashtme përpara se vendasit të ndërhynin për të shuar flakët.
Sulmuesit mbuluan muret me grafite në gjuhën hebreje që përmbanin mesazhe urrejtjeje si “hakmarrje”, një praktikë e njohur e ekstremistëve nacionalistë.
Ky incident vjen vetëm pak ditë pas vdekjes tragjike të një 19-vjeçari palestinezo-amerikan, i cili u rrah barbarisht nga kolonët izraelitë në Mukhmas. Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, rreth 1.720 sulme janë regjistruar ndaj palestinezëve që nga tetori i vitit 2023, duke shënuar një rritje prej 25 për qind të krimeve nacionaliste në vitin 2025 krahasuar me vitin paraprak.
Në Tel Aviv, rreth 100 protestues demonstruan kundër asaj që e quajtën “dhunë e sanksionuar nga shteti”, ndërsa një raport i fundit i OKB-së akuzon autoritetet izraelite për praktika të apartheidit dhe spastrimit etnik në Bregun Perëndimor, duke përmendur përdorimin e paligjshëm të forcës dhe prishjen sistematike të shtëpive.
Autoritetet fetare palestineze e kanë dënuar zjarrvënien si një “sulm flagrant mbi ndjenjat fetare” dhe një shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare që garantojnë lirinë e besimit dhe mbrojtjen e vendeve të shenjta. /tesheshi




