Hoti: Jemi afër lidhjes së marrëveshjes për koalicion me VV-në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë afër lidhjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës, kështu ka thënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se janë afër lidhjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoti po ashtu ka konfirmuar se dy paritë do të takohen sërish nesër, përcjell lajmi.net.

“Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive. Nesër takohemi prapë”, ka shkruar Hoti.

Mirëpo edhe pas tas takimit të sotshëm, disa orësh, VV dhe LDK nuk arritën që të nënshkruajnë një marrëveshje.

Të dyja palët, pas takimit,  u deklaruan se janë përafruar qëndrimet për arritjen e një marrëveshje për koalicion, por që marrëveshje nuk pati.