Hoxha: Para Ligjit të gjithë të jenë të barabartë, edhe për trashëgiminë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka vizituar Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, ku u prit nga Rektori, dekanët dhe studentët e këtij Universiteti.

Gjatë vizitës së saj, Ministrja Hoxha bashkëbisedoi me një grup studentësh të këtij Universiteti, me ç ‘rast theksoi se është e angazhuar maksimalisht për fuqizimin e sundimit të ligjit, si prioriteti thelbësor i shtetit tonë dhe proceseve euro-integruese.

“Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një varg veprimesh që i kontribuojnë fuqizimit të sundimit të ligjit. Jo vetëm me rishikimin funksional të sistemit të sundimit të ligjit, por edhe ndryshimet dhe hartimin e ligjeve që luftojnë krimin e organizuar, konfliktin e interesit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe fuqizimin e gjyqësorit.

Kontributi i të rinjve, në veçanti i studentëve në shoqëri është i madh, andaj, reagoni kur nuk respektohet ligji”, theksoi ministrja Hoxha, duke theksuar se, për barazinë para ligjit dhe të drejtat të barabarta në trashëgimi duhet bërë me shumë për sensibilizimin e kësaj çështje e cila fuqizon gruan dhe familje. Ndërsa Rektori, Shaban Buza, ka falënderuar Ministren Hoxha për vizitën dhe bashkëbisedimin duke theksuar se sundimi i ligjit është prioritet edhe i këtij institucioni superior dhe akademik, duke theksuar se ndihet krenare që shtatëdhjetepesë përqind e studentëve janë femra.

Në bashkëbisedim me studentët, Ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në avancimin e legjislacionit në rritjen e efikasitetit, si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies, po ashtu u përgjigj në pyetjet e studentëve rreth çështjeve të sundimit të ligjit dhe sfidat e drejtësisë së vendit tonë, Ligji për Trashëgiminë dhe promovimin e të drejtave të barabarta para ligjit.