Tashmë studentët që prej ditësh protestojnë për plotësimin e tetë pikave për Arsimin e Lartë, kanë nisur një tjetër strategji për të protestuar, raporton shekulli.
Të ndarë në grupe, ata kanë nisur mëngjesin e sotëm protestën duke bllokuar disa nga kryqëzimet kryesore në kryeqytet.
Një numër i madh studentësh kanë bllokuar rreth-rrotullimin tek Fakulteti Ekonomik, tek kryqëzimi i 9-katësheve dhe kryqëzimi i 21-Dhjetorit.
Tashmë trafiku në Tiranë është paralizuar dhe nuk dihet se sa orë do të qëndrojnë të bllokuar.
Studentët paralajmërojnë se protesta do të vazhdojë deri në momentin që do të plotësohen 8 pikat nga kryeministri Rama, pa dialog.








