Hungarezët do të votojnë të dielën në atë që konsiderohet si një nga proceset zgjedhore më të rëndësishme në Evropë këtë vit, një votim që mund të largojë nga pushteti kryeministrin populist Viktor Orban, pas 16 vjetësh në krye të vendit. Ai njihet si aleat i presidentit amerikan Donald Trump.
Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Orbánin, i cili është lideri më jetëgjatë në Bashkimin Evropian dhe shpesh në konflikt me të. Ai ka kaluar nga një politikan liberal dhe kundër Bashkimit Sovjetik në fillimet e tij, në një nacionalist të afërt me Rusinë dhe të pëlqyer nga e djathta ekstreme në botë.
Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 të mëngjesit dhe priten të mbyllen në orën 19:00. Orbán dhe kundërshtari i tij kryesor, Péter Magyar, priten të votojnë gjatë paradites.
Zgjedhjet po ndiqen me vëmendje të madhe në Evropë dhe më gjerë, për shkak të rolit të madh që Orbáni ka në politikën populiste të djathtë.
Mbështetës të lëvizjes “Make America Great Again” të Donald Trump e shohin qeverinë e Orbánit dhe partinë e tij Fidesz si shembull të politikave konservatore dhe kundër globalizmit. Ndërkohë, mbështetësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit e kritikojnë ashpër atë.
Pas orës së parë të votimit, 3.6% e votuesve të regjistruar kanë votuar, sipas Zyrës Kombëtare të Zgjedhjeve. Ky është një rekord në historinë e Hungarisë pas periudhës socialiste dhe pothuajse dyfish më i lartë se në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2022. /koha








